Gabriele Gravina foli për rastin e basteve që po trondit futbollin italian duke kritikuar ashpër ata që po masakrojnë futbollistët e inkriminuar. Në një deklaratë për mediat, kreu i federatës italiane shpjegoi:
“Kam ndjesinë se po luajmë në lëkurën e këtyre djemve të rinj. Kam për detyrë, si baba dhe si gjysh, të mbroj dinjitetin e shumë të rinjve italianë që në këtë moment po bëhen mish për top, në nivelin e komunikimit të përhapur dhe jo veçanërisht të ndershëm. Duhet të mbrojmë integritetin moral, të shoqërojmë këta të rinj në një proces rritjeje, në të cilin secili prej nesh merr përgjegjësitë e veta.
Në fakt, sanksionet tona ofrojnë gjithashtu mundësinë për rikuperim pasi nuk do t’i braktisim kurrë këta djem, por do të mundohemi që nëpërmjet tyre të japim një shembull të mirë”.
PANORAMASPORT.AL