Sunday, 17. May 2026
Sport

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gravina: S’janë mish për top, djemtë e basteve duhen mbrojtur

GS 20/10/2023 1 Min. Lesezeit

Gabriele Gravina foli për rastin e basteve që po trondit futbollin italian duke kritikuar ashpër ata që po masakrojnë futbollistët e inkriminuar. Në një deklaratë për mediat, kreu i federatës italiane shpjegoi:

GRAVINA

“Kam ndjesinë se po luajmë në lëkurën e këtyre djemve të rinj. Kam për detyrë, si baba dhe si gjysh, të mbroj dinjitetin e shumë të rinjve italianë që në këtë moment po bëhen mish për top, në nivelin e komunikimit të përhapur dhe jo veçanërisht të ndershëm. Duhet të mbrojmë integritetin moral, të shoqërojmë këta të rinj në një proces rritjeje, në të cilin secili prej nesh merr përgjegjësitë e veta.

Në fakt, sanksionet tona ofrojnë gjithashtu mundësinë për rikuperim pasi nuk do t’i braktisim kurrë këta djem, por do të mundohemi që nëpërmjet tyre të japim një shembull të mirë”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: