“Lionel Messi është një nga idhujt e mi, ashtu siç është për miliona njerëz në mbarë botën. Do t’i japim një fanellë të ekipit tonë kombëtar me numrin 10 dhe emrin e tij. Do të jetë një mirënjohje për lojtarin më të mirë në botë”. Një lajm i tillë u njoftua sot nga Presidenti i Kepit të Gjelbër, José María Neves, një ditë para ndeshjes midis ekipit kombëtar të ishullit afrikan dhe ‘Selección’.
Pavarësisht admirimit të tij për Messin, Neves siguroi se ekipi i vendit të tij do të japë gjithçka në fushë. “Jemi shumë krenarë për performancën e ekipit në Kupën e Botës. Kualifikimi ynë është tashmë një arritje e madhe. Në këtë Kupë Bote u përballëm me kampionë si Spanja dhe Uruguaji, dhe tani do të përballemi me një tjetër kampion të madh, Argjentinën. Do të përpiqemi të japim gjithçka në fushë”, tha ai.