• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Presidenti i UEFA-s komenton shkeljet financiare, Ceferin: E dinim që kishim të drejtë për Mançester Sitin

25/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, këmbëngul se organi drejtues i futbollit europian kishte të drejtë për përjashtimin e Mançester Sitit nga garat europiane për shkeljen e rregulloreve të tij të “fair play”-it financiar. Siti u pezullua për dy vjet nga kompeticionet e UEFA-s dhe u gjobit me 25 milionë paund në shkurt të vitit 2020, pasi u shpallën fajtorë për shkeljen e rregullave të “FPF” dhe për mashtrimin e UEFA-s.

w640xh480_GettyImages-1619879453

Por dënimi u rrëzua nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv shtatë muaj më vonë. Tani “qytetarët” po përballen me akuza të ngjashme nga Premier Liga. Dhe Ceferin, gjatë një interviste për “The Telegraph”, thotë se e kupton zemërimin e tifozëve dhe klubeve të tjera për kohëzgjatjen që ka marrë rasti në fjalë. Fituesit e tripletës së sezonit të kaluar u akuzuan nga Premier Liga për 115 shkelje të jashtëzakonshme të rregulloreve financiare në shkurt të vitit të kaluar, pas një hetimi pesëvjeçar që nisi në vitin 2018. Ndërsa Ceferin refuzoi të fliste për hetimin e Premier Ligës, ai shtoi se është i bindur që Trupa e Kontrollit Financiar e Klubeve në UEFA mori vendimin e duhur katër vjet më parë dhe beson se në fund vendimi i tyre do të përligjet.

“Ne e dimë se kishim të drejtë”, tha presidenti. “Ne nuk do të vendosnim nëse nuk mendonim se kishim të drejtë. Unë besoj se vendimi i organit tonë të pavarur ishte i saktë”. Klubit anglez, i cili ka mohuar me vendosmëri çdo parregullsi, iu rrëzua dënimi nga KAS, me argumentin se disa nga akuzat ishin të paprovuara dhe disa nga provat kundër tyre ishin të parashkruara. Premier Liga e ka akuzuar më parë Sitin për përdorimin e taktikave të vonesës për të penguar hetimin e tyre. Por shefi i Premier Ligës, Riçard Masters, konfirmoi javën e kaluar se një datë ishte caktuar për gjyqin, megjithatë ai refuzoi ta tregonte atë.

“Mail Sport” zbuloi në nëntor se Premier Liga dhe Siti kishin rënë dakord ta nisnin përballjen në gjyqin më të rëndësishëm disiplinor në historinë e kompeticionit në vjeshtën e vitit 2024. Presioni mbi Premier Ligën për të përfunduar procesin ndaj Sitit është shtuar prej akuzave të fundit kundër Evertonit dhe Notingem Forestit. “Toffees” u goditën me një penalizim -10 pikë në nëntor të vitit të kaluar për shkeljen e rregulloreve të fitimit dhe qëndrueshmërisë të Premier Ligës.

Ata tani mund të përballen menjë zbritje të re pikësh së bashku me Forestin, pasi u akuzuanpër një shkelje të ngjashme nëfillim të këtij muaji. Ceferin thase e kuptonte zhgënjimin e tifozëve të Evertonit dhe Forestit përballë rastit të Sitit, por tha: “Ata duan të dinë se çfarë pondodh dhe cilat janë pasojat, por unë nuk dua të hyj në këtë proceskonkret sepse nuk e di se meçfarë po merret Premier Liga. Unënuk dua të kritikoj, sepse nuk dotë ishte e drejtë”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Sadiku po kërkohet nga një skuadër e Superligës së Turqisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.