• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Prishtina firmos kontrata profesionale me katër talente

15/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me katër futbollistë premtues nga shkolla e futbollit, skuadra e Prishtinës ka firmosur kontrata profesionale.

Reis Paci, Lorik Mehmeti, Lorian Fazliu dhe Skifter Mustafa, janë futbollistët e rinj që Prishtina i ka prezantuar të mërkurën.

Paci, Fazliu e Mustafa janë të lindur në vitin 2007, ndërsa Mehmeti është i vitit 2008 dhe të gjithë janë pjesë e ekipit U19 të Prishtinës kurse herë pas herë grumbullohen edhe me ekipin e parë.

Me këtë veprim, skuadra nga kryeqyteti po dëshmon se prioritet ka zhvillimin e futbollistëve të rinj dhe promovimin e tyre nga shkolla e futbollit, gjë që shihet shumë e rëndësishme për futbollin e Kosovës.

“Ky hap i klubit tregon qartë se FC Prishtina ka si një nga qëllimet kryesore, zhvillimin dhe promovimin e lojtarëve të rinj, të cilët mund të kontribuojnë jo vetëm për ekipin e parë por edhe për Kombëtaren e Kosovës”, ka shkruar Prishtina në njoftim.

Prishtina këtë sezon ka disa lojtarë të talentuar dhe tejet premtues në ekipin e parë, ndërsa aktualisht është lidere e Superligës.

Next Post

Çmime marramendëse për biletat e ndeshjes Real Madrid-Barcelonë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.