Monday, 18. May 2026
Sport

Prishtina fiton “aktin e parë” ndaj Dritës

GS 09/04/2025 1 Min. Lesezeit

Trajneri Arsim Thaqi ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme në krye të skuadrës së Prishtinës.

Prishtina, të mërkurën ka bërë një hap drejt kalimit në finalen e Kupës së Kosovës në futboll pasi në ndeshjen e parë gjysmëfinale ka mposhtur Dritën.

Në duelin e luajtur në Gjilan, Prishtina triumfoi me rezultatin e ngushtë 1:0, falë golit të shënuar nga Ardian Muja në minutën e pestë.

Prishtina prej minutës së 28-të mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi Ardian Limani u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë por Drita nuk arriti ta shfrytëzoj epërsinë numerike në fushë.

Tani, Dritës i mbetet që të bëjë diçka më shumë në ndeshjen e kthimit, e cila luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Teilen: