Friday, 4. September 2026
Sport

Prishtina vuan nga Vushtrria, por i fiton tri pikët

GS 04/09/2026 1 Min. Lesezeit

Prishtina e ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Superligën e Kosovës.

Prishtina të premten pasdite në ndeshjen që u zhvillua në kampin nacional të FFK-së në Hajvali e mposhti Vushtrrinë me rezultatin 1:0. 

Ndeshja i takoi xhiros së katërt të Superligës së Kosovës. 

Ndeshjen e vendosi supergoli i Albin Krasniqit. 

Krasniqi e shënoi golin e fitores për klubin nga kryeqyteti në minutën e 61-të. 

Vushtrria kishte rast të artë në minutën e 92-të për t’i barazuar shifrat por goditja e Kim Sanes shkoi jashtë portës. 

Për Vushtrrinë është disfata e katërt radhazi. 

Teilen: