Wednesday, 2. September 2026
Sport

Prishtina zhvendoset në kampin nacional

GS 02/09/2026 1 Min. Lesezeit

FC Prishtina do të zhvendoset gjatë këtij muaji në kampin nacional të FFK-së, në Hajvali, ka njoftuar të mërkurën ekipi i Superligës së Kosovës.

Në njoftimin e klubit thuhet se në bashkëpunim me FFK-në është marrë një vendim i tillë shkaku i punimeve që do të nisin në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Punimet do të bëhen për riparimin e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës.

“Dardanët” këtë muaj do të grumbullohen për ndeshjet e sezonit të ri të Ligës së Kombeve kurse Prishtina pritet që gjatë këtij muaji duelet si vendas ti luajë në Hajvali.

Këtë të premte, Prishtina do të përballet me Vushtrrinë në kuadër të Superligës, ndeshje kjo që do të luhet në kampin nacional të FFK.

Kjo edhe do të jetë ndeshja hapëse e xhiros së katërt, ndërsa Prishtina është në cilësinë e ekipit vendas.

Teilen: