• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pritet sfidë e nxehtë mes Juventusit dhe Milanit

23/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Humbja në derbi ishte padyshim mjaft e rëndë për Milanin e Stefano Piolit, që pa zikaltyrit e Interit të festonin para tifozerisë kuqezi triumfin edhe zyrtarisht në Serinë A për herë të 20 në histori.

E pikërisht për këtë arsye, tensioni ishte i kuptueshëm në fushë, me kuqezinjtë që pasojat e derbit do t’i vuajnë jo pak edhe fundjavën e ardhshme, kur të përballen me Juventusin në “Allianz Stadium”.

Kjo pasi Fikayo Tomori u ndëshkua me karton të verdhë dhe plotësoi numrin, ndaj nuk do të udhëtojë me skuadrën drejt Torinos.

Fatin e tij do të kenë edhe Theo Hernandez e Davide Calabria, të cilët u ndëshkuan me karton të kuq në minutat e fundit, pas tensioneve në fushë, pikërisht në prag të nisjes së festës zikaltër.

Në këto kushte Stefano Piolit do t’i duhet të arnojë prapavijën për ndeshjen ndaj Juventusit, pasi nuk do të ketë në dispozicion plot tre nga titullarët e mbrojtjes, mungesa e të cilëve pritet të ndihet jo pak në fushën e blertë.

Sfida Juventus-Milan do të jetë mjaft e rëndësishme në garën për vendin e dytë të Serisë A, me bardhezinjtë që në rast të një fitoreje në përballjen direkte, do të mund të reduktonin në vetëm dy pikë distancën nga skuadra e Piolit dhe të shpresonin në një parakalim në javët e mbetura.

Next Post

Dështoi të merrte trofe këtë sezon me Milanin, vjen oferta 3 milionë euro për Piolin nga klubi i Serisë A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.