Vitet e fundit, Barcelona është përballur me çështje të vështira financiare. Deri më tani, ata i kanë lundruar mjaft mirë këto vështirësi, por situata mbetet ende shumë e zymtë.
Kështu do të jetë edhe për ca kohë. Kjo do të thotë se klubi katalunas do ta ketë shumë të vështirë të bëjë biznes në merkaton e ardhshme.
Diario Sport raporton se për këtë është njoftuar trajneri Xavi Hernandez, i cili konkretisht i është thënë se vetëm një lojtar, nëse ka, do të arrijë në klub gjatë janarit.
Ai lojtar është Vitor Roque, i cili nënshkroi për Barcelonën gjatë verës, por i është dashur të kalojë pjesën e mbetur të vitit 2023 në Athletico Paranaense sepse ai nuk mund të regjistrohej para fillimit të sezonit, transmeton telegrafi.
Zyrtarët e klubit janë të vendosur të sjellin Roquen gjatë janarit, por në këtë fazë, kjo nuk është aspak e sigurt.
Barcelona mund të nënshkruajë lojtarë të tjerë vetëm në rast të shitjes, por edhe atëherë, ata nuk do të jenë në gjendje të shpenzojnë të gjitha fondet e marra. Për fat të keq për katalanasit, kjo do të mbetet kështu edhe për një kohë të gjatë.