Austin mori një fitore të rëndësishme ndaj El Pasos. Skuadra e Uzunit triumfoi me përmbysje 3-2, ndërsa ndeshja ishte e vlefshme për fazën e 1/16-ave të “US Open Cup”.
Uzuni barazoi ndeshjen ku El Paso po gëzonte fillimisht avantazhin 0 me 2. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e pati golin e dytë në Amerikë.
“Fitorja, kjo është gjëja më e rëndësishme për mua, është kaq e thjeshtë”, shkruan Uzuni.
Kujtojmë se Uzuni u afrua në janar tek Austin. Klubi amerikan pagoi 12 milionë euro te Granada.
PANORAMASPORT.AL