Thursday, 4. June 2026
Sport

Pse duhet të të paguhem sa David?! Fjalia e Vlahovic që tërboi Juventusin para largimit

GS 04/06/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri Spalletti hoqi dorë përballë kërkesave të sulmuesit serb. Tani kërkon njërin mes Kolo Muani, Sorloth dhe Mateta.

Krisja përfundimtare u konsumua ditën e festës së Republikës, pjesa tjetër është histori e orëve të fundit. Dusan Vlahovic u largua nga Juventusi, pasi nuk pati akord për pagën, por pika që derdhi gotën bardhezi ka qenë një fjali e sulmuesit serb.

“Pse duhet të paguhem sa David?” – ka thënë Vlahovic sipas “Tuttosport”. Kanadezi paguhet 6 milionë euro dhe po kaq i janë afruar edhe Vlahovic për rinovimin. Serbi e refuzoi propozimin me atë fjali sarkastike, duke qëndruar te 8 milionë eurot e kërkuara që në fillim.

Ky qëndrim sigurisht që nuk u ka pëlqyer drejtuesve të Juventusit, që në atë moment mbyllën bisedimet. Në fund u dorëzua edhe Luciano Spalletti, i cili provoi deri në fund të gjente gjuhën e përbashkët mes palëve. Ai donte ta mbante lojtarin, pasi e konsideronte të rëndësishëm për lojën e skuadrës së tij.

Tani duhet që Juventusi të ribëjë sulmin, pasi ka David, Openda e Milik, por prej tyre do të qëndrojë vetëm njëri. Për momentin pista kryesore është Randal Kolo Muani, i kërkuar nga Spalletti që në janar. Për ta rikthyer te Juventusi, Comolli duhet të gjejë akordin me PSG-në. Fakti që sulmuesi nuk merr pjesë në Botërorin amerikan i lehtëson bisedimet.

Dy profilet e tjera që ndjek klubi bardhezi janë Alexander Sorloth i Atletico Madrid dhe Jean-Philippe Mateta i Crystal Palace.

Teilen: