Thursday, 3. September 2026
Futboll

“PSG është një hap përpara në karrierën time. Kontaktet filluan para Kupës së Botës. Përballja me Barcelonën në Champions…”

GS 03/09/2026 2 Min. Lesezeit

Në një intervistë të gjatë me rastin e Ditës së Medias, Ferran Tori zbuloi prapaskenat e transferimit të tij nga Barcelona te PSG këtë verë, si dhe tregoi pritshmëritë e tij.

“Kontaktet me PSG filluan edhe para Kupës së Botës. Ata më telefonuan dhe biseduam. Deri atëherë unë e kisha marrë vendimin tim sepse doja të luaja për një klub si PSG. Është një hap përpara në karrierën time për të cilin jam jashtëzakonisht krenar”, tha Torres.

Sulmuesi spanjoll zbuloi rolin e Luis Enrique dhe Luis Campos, të cilët ndikuan shumë në këtë transferim.

“Si Luis Enrique ashtu edhe Luis Campos kanë qenë figura shumë të rëndësishme që unë jam këtu. Jam shumë mirënjohës për besimin që kanë treguar tek unë”, tregon Torres.

Spanjolli foli edhe për përballjen në Champions League me ish-klubin e tij, Barcelonën.

“Ndeshja kundër Barcelonës do të jetë e veçantë. Ata ishin shokët e mi të ekipit për katër vjet e gjysmë. Do të jetë një ndeshje emocionuese për mua dhe ekipin. Ndeshjet PSG-Barcelona janë gjithmonë të veçanta. Do të përpiqemi të fitojmë, por do ta shohim. PSG është aktualisht skuadra më e mirë në Evropë”, shtoi Torres.

Teilen: