Sunday, 22. March 2026
Sport

PSG-ja ofron dy lojtarë për Kvaratskhelian

GS 11/01/2025 1 Min. Lesezeit

Khvicha Kvaratskhelia pritet të mos luajë në ndeshjen e së dielës kundër Veronas, pasi bisedimet e PSG-së për transferimin e futbollistit të Napolit po vazhdojnë.

Kështu ka shkruar të shtunën “Calciomercato”.

Sipas mediumit italian, PSG-ja është e gatshme t’i ofrojë Napolit mbrojtësin Milan Shkriniar dhe futbollistin e krahut Marco Asensio, plus para shtesë.

Raportohet se PSG-ja po synon t’i shpenzojë edhe 70 milionë euro për futbollistin më të vlefshëm të Serie A për vitin 2023.

Kvaratskhelia në edicionin aktual ka shënuar pesë gola e ka kontribuuar me tre asistime në 19 ndeshje.

Teilen: