Tuesday, 21. July 2026
Sport

PSG paguan klauzolën e Lucas Digne, firmos për 3 vjet me mbrojtësin e majtë

GS 21/07/2026 1 Min. Lesezeit

Pak ditë më parë mbylli Botërorin me Francën, tani ndryshon skuadër dhe kampionat. Lucas Digne ka lënë Aston Villa-n në Premier League dhe ka kaluar te PSG.

Kampionët në fuqi të Europës kanë paguar klauzolën e prishjes së parakohshme të kontratës së mbrojtësit të kombëtares franceze me klubin anglez. Bëhet fjalë për një shifër prej 10 milionë eurosh. Digne ka luajtur edhe më parë me PSG-në. Ai ka luajtur gjithashtu me Barcelonën, Romën, Everton dhe Lille.

Digne ka bërë analizat mjekësore dhe do të firmosë një kontratë trevjeçare me PSG-në. Ai ishte titullar me Francën në Botëror, ku mori vëmendje për penalltinë e shkaktuar në gjysmëfinalen ndaj Spanjës, që u kushtoi eliminimin “Gjelave”. PSG beson tek eksperienca e mbrojtësit të majtë dhe tashmë ai do të jetë nën urdhrat e trajnerit Luis Enrique.

Teilen: