Friday, 4. September 2026
Sport

PSG synon ta “blindojë” Kvaratskhelian para ceremonisë së Topit të Artë

GS 04/09/2026 2 Min. Lesezeit

Paris Saint-Germain po punon për të siguruar të ardhmen e Khvicha Kvaratskhelia-s, me klubin francez që dëshiron ta mbyllë rinovimin e kontratës së yllit gjeorgjian para ceremonisë së ardhshme të “Ballon d’Or”.

Sipas të përditshmes franceze L’Équipe, drejtuesit e PSG-së kanë nisur negociatat për një kontratë të re me Kvaratskhelian, e cila pritet ta mbajë atë në “Parc des Princes” deri në vitin 2030 ose 2031.

Palët raportohet se janë duke bërë progres të rëndësishëm në bisedime dhe një marrëveshje e re konsiderohet tashmë shumë e mundshme.

PSG dëshiron ta përfundojë marrëveshjen sa më shpejt, pasi ekziston frika se vlera e Kvaratskhelia-s dhe kërkesat e tij financiare mund të rriten ndjeshëm në rast se ai fiton Topin e Artë.

Gjeorgjiani është ndër kandidatët për çmimin prestigjioz pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ndërsa në Paris duan të shmangin çdo pasiguri rreth të ardhmes së tij dhe ta lidhin me klubin për një periudhë edhe më të gjatë.

Kvaratskhelia iu bashkua PSG-së nga Napoli dhe shumë shpejt u shndërrua në një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës franceze.

Tani, objektivi i kampionëve francezë është i qartë: rinovimi para Ballon d’Or dhe një kontratë e re që mund ta mbajë Kvaratskhelian në Paris deri në vitin 2031.

Teilen: