Saturday, 4. July 2026
Sport

Publikohen formacionet zyrtare të duelit Kanada – Marok

GS 04/07/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Marokut do të luajë përballë nikoqirit Kanadasë në ndeshjen hapëse të fazës së 1/8 së finales në Kampionatin Botëror me fillim nga ora 19:00.

Të dy përzgjedhësit Jesse March dhe Mohamed Ouahbi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për këtë sfidë.

Te Kanadaja nga minuta e parë aktivizohet sulmuesi i Juventusit, Jonathan David, ashtu si dhe Tajon Buchanan.

Në anën tjetër te Maroku ka pak ndryshe, me Redouane Halhal që starton në qendër të mbrojtjes në vend të Chadi Riad, ndërsa mesfusha ka mbetur e pandryshuar.

Në fazën e sulmit starton sensacioni i Botërorit, Ismael Saibari, i cili do të ndihmohet nga Bilal El Khannouss, Azzedine Ounahi dhe Brahim Diaz.

Formacionet zyrtare:

Kanada: Crepeau; Johnston, Fougerolles, Bombito, Laryea; Buchanan, Sigur, Eustaquio, Ahmed; David, Oluwaseyi.

Marok: Bono; Mazraoui, Halhal, Diop, Hakimi; El Aynaoui, Bouaddi; Khannouss, Ounahi, Diaz; Saibari.

 

Teilen: