Monday, 18. May 2026
Sport

Publikohet lista: Zhegrova në mesin e dhjetë dribluesve më të mirë në Evropë

GS 13/11/2023 1 Min. Lesezeit

Ylli i futbollit kosovar, Edon Zhegrova po kalon një sezon të mirë me Lille, të paktën deri më tani.

Sulmuesi anësor i Përfaqësueses së Kosovës në këtë edicion në Francë i ka realizuar dy gola dhe pesë asistime nga 17 paraqitje në total.

Zhegrova është edhe në mesin e dribluesve më të mirë në top ligat evropiane këtë sezon, sipas statistikave të mbledhura deri më tani.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ThePopFoot (@thepopfoot)

24-vjeçari renditet i gjashti në këtë listë, me 40 driblime të suksesshme të regjistruara nga 69 tentime – ose me një përqindje prej 58% të driblimeve të suksesshme.

Ylli i Bayern Munich Leroy Sane i prin kësaj liste, me 60 driblime të suksesshme të regjistruar deri më tani në këtë sezon. /Lajmi.net/

Teilen: