Sunday, 17. May 2026
Sport

Publikohet plani për ndërtimin e tribunës veriore në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj

GS 16/11/2023 1 Min. Lesezeit

Komuna e Skenderajt ka publikuar planet për projektin e ndërtimit të qytetit, ku përfshihet edhe ndërtimi i tribunës veriore të Stadiumit “Bajram Aliu”.

Komuna e Skenderajt e ka konfirmuar një gjë të tillë përmes një postimi në rrjetin social Fcebook.

“Po fillon tani transformimi i pjesës së frekuentuar të qytetit tonë – Bulevardi “Ilaz Kodra”, ku ka filluar rrënimi i objekteve ekzistuese, për t’u zëvendësuar me objekte moderne, në të cilat operatorët biznesorë do të kenë kushte shumë më të mira të zhvillojnë veprimtarinë e tyre ekonomike, ndërsa pjesë e këtij projekti është edhe ndërtimi i tribunës veriore të Stadiumit “Bajram Aliu”, e tërë kjo në funksion të zbatimit të planit rregullativ të qytetit të Skenderajt”, thuhet në njoftimin e komunës.


Në këtë stadium luan skuadra e Drenicës. /Lajmi.net/

Teilen: