FIFA ka publikuar sot renditjen e re të saj. Ashtu siç pritej, pas fitoreve të tetorit Shqipëria është pozicionuar në vendin e 61-të. Një ngjitje prej pesë vendesh nga hera e fundit.
Kosova ka vendosur rekord historik. Me shtatë pozicionet e përmirësuara, tashmë mban vendin e 84-t.
Të dy ekipet, kuqezinjtë dhe “Dardanët”, ndodhen aktualisht në vazon e tretë të “play-off” për Botërorin 2026.
VAZO 1: Itali, Turqi, Ukrainë, Poloni
VAZO 2: Hungari, Skoci, Çeki, Sllovaki
VAZO 3: Shqipëri, Maqedoni, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë
VAZO 4: Uells, Rumani, Suedi, Irlandë e Veriut