Saturday, 25. April 2026
Sport

Publikohet renditja e re e FIFA-s/ Ngjiten Shqipëria e Kosova, pozicioni edhe në vazon e ‘play-off’

GS 17/10/2025 1 Min. Lesezeit

FIFA ka publikuar sot renditjen e re të saj. Ashtu siç pritej, pas fitoreve të tetorit Shqipëria është pozicionuar në vendin e 61-të. Një ngjitje prej pesë vendesh nga hera e fundit.

Kosova ka vendosur rekord historik. Me shtatë pozicionet e përmirësuara, tashmë mban vendin e 84-t.

Të dy ekipet, kuqezinjtë dhe “Dardanët”, ndodhen aktualisht në vazon e tretë të “play-off” për Botërorin 2026.

VAZO 1: Itali, Turqi, Ukrainë, Poloni

VAZO 2: Hungari, Skoci, Çeki, Sllovaki

VAZO 3: Shqipëri, Maqedoni, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë

VAZO 4: Uells, Rumani, Suedi, Irlandë e Veriut

Teilen: