Wednesday, 13. May 2026
Sport

Rapid Bukureshti kërkon të transferoj një tjetër lojtar nga Kosova

GS 20/12/2023 1 Min. Lesezeit

Portieri i Tiranës, Mustafë Abdullahu është në radarin e Rapid Bukureshtit.

Edhe pse nuk ka pasur shumë minuta në fushë duket se i ka rënë në sy drejtuesve të skuadrës rumune, shkruan lajmi.net.

Sipas informacioneve të marra nga Sport.ro, Abdullahu,ka hyrë në listën e atyre që merren me transferime te Rapid dhe këtë dimër mund të bëjë kalimin në SuperLigën Rumune.

Abdullahu për Kosovën U21 debutoi muajin e kaluar në fitoren 3:1 ndaj Izraelit, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025”.

Te Rapidi luajnë edhe Florent Hasanin, i cili u transferua nga Tirana vetëm pakë ditë më parë, si dhe Albion Rrahmani, i cili vitin e kaluar luajti te Ballkani. /Lajmi.net/

 

Teilen: