Friday, 21. August 2026
Sport

Rapidi interesohet për Selmanin

GS 30/12/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Astrit Selmani, pritet të ndërroj ekip por jo edhe kampionat.

Mediumet në Rumani kanë raportuar se Rapidi i Bukureshtit ka shprehur interesim për transferimin e Selmanit, i cili është pjesë e skuadrës së Dinamo Bukureshtit.

27-vjeçari ka treguar formë të mirë këtë sezon te Dinamo, ku në 19 ndeshje në kampionat ka realizuar 9 gola dhe ka bërë 5 asistime.

Selmani po pëlqehet nga drejtuesit e Rapidit, që po e shohim si përforcim të duhur për repartin e sulmit.

Reprezentuesi i Kosovës në fillim të këtij viti u transferua te Dinamo, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Vet Selmani ka pranuar se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, ndonëse ka shtuar se së shpejti do të ulet për të biseduar me krerët e Dinamo Bukureshtit.

Selmani te Rapidi mund ta zëvendësoj Albion Rrahmanin, i cili muaj më parë u largua nga kjo skuadër për t’u transferuar në Çeki te Sparta e Pragës.

 

Teilen: