Raphinha po përjeton një nisje të jashtëzakonshme të sezonit me Barcelonën dhe tashmë ka hyrë në një listë ekskluzive të La Liga-s, krah Lionel Messit. Braziliani shënoi edhe në fitoren e thellë 5-0 ndaj Valencias në “Mestalla”, duke e çuar në 6 numrin e golave në katër ndeshjet e para të kampionatit.
Kështu, Raphinha u bë vetëm lojtari i dytë në shekullin XXI që arrin gjashtë gola në katër ndeshjet e para të skuadrës së tij në një sezon të La Liga-s. I pari ishte Lionel Messi, i cili e realizoi këtë rekord dy herë me Barcelonën, në sezonet 2012/13 dhe 2013/14.
Raphinha ka shënuar në secilën prej katër paraqitjeve të tij: dy gola ndaj Elche, një ndaj Athletic Club, dy ndaj Rayo Vallecano dhe një ndaj Valencia. Me gjashtë gola, braziliani kryeson aktualisht edhe renditjen e golashënuesve të La Liga-s.
