Sunday, 29. March 2026
Sport

Raportimet nga Kroacia: Ylli i Ballkanit do të mungojë kundër Dinamo Zagreb

GS 11/12/2023 2 Min. Lesezeit

Një nga lojtarët më të mirë të Ballkanit të Kosovës, anësori Almir Kryeziu, raportohet se nuk do të luajë kundër Dinamo Zagreb në ndeshjen e fundit të grupit C të Ligës së Konferencës, të enjten në stadiumin “Maksimir”.

  

Kështu ka raportuar gazeta e madhe kroate “Jutarnji List” e cila thotë se bazuar në informacionet që kanë, Kryeziu nuk do të udhëtoj fare për në kryeqytetin kroat, përcjell lajmi.net.

“Për shkak të një lëndimi, Kryeziu nuk ka qenë i pranishëm në dy ndeshjet e fundit dhe sipas informacioneve që disponojmë, nuk do të udhëtojë as për në Zagreb” – raporton ndër tjerash ky medium.

Kryeziu ishte shënuesi i golit të parë për Ballkanin në Prishtinë ndaj Dinamos, ai ishte një kërcënim i vazhdueshëm për portën e gjigantit kroat.

Ballkanit i duhet medoemos fitorja në Zagreb kundër Dinamos dhe të shpresojë në fitoren e Viktoria Plzen kundër Astanas, në mënyrë që të sigurojë kalimin e fazës së grupeve.

Portokallezinjtë pas pesë ndeshjeve kanë katër pikë në pozitën e fundit, aq sa ka edhe Astana. Dinamo Zagreb është në pozitën e dytë me gjashtë pikë, ndërkohë Viktoria Plzen me 15 pikë kryeson grupin./Lajmi.net/

Teilen: