Marcus Rashford ka reaguar ndaj kritikave të fundit që ka patur për performancën e tij në Manchester United.
Sulmuesi anglez, i cili ka pasur një sezon të vështirë me vetëm pesë gola të shënuar, ka thënë se është i gatshëm të marrë çdo kritikë, por kërkon që ato të jenë më humane.
Rashford, i cili gjithashtu është përballur me kritika për sjelljen e tij jashtë fushës, ka theksuar se nuk është një person i përsosur dhe në raste kur bën gabime është i gatshëm të pranojë ato dhe të mësojë nga to.
Megjithatë, ai ka bërë thirrje që nëse dikush vë në dyshim përkushtimin e tij ndaj Manchester United, ai do të jetë i gatshëm të flasë dhe të mbrojë identitetin dhe përkushtimin e tij ndaj klubit.
“Unë nuk jam një person i përsosur. Kur të bëj një gabim, do të jem i pari që do të ngre dorën lart dhe do të them se duhet të bëj më mirë.
Por nëse ndonjëherë vihet në dyshim përkushtimi im ndaj Man United, atëherë duhet të flas. Është sikur dikush të vërë në dyshim gjithë identitetin tim dhe gjithçka që unë mbroj si njeri”, ka thënë ai.