Wednesday, 6. May 2026
Sport

Rashica në bisedime me ekipe nga Bundesliga e Serie A

GS 11/08/2025 1 Min. Lesezeit

Milot Rashica pritet që gjatë kësaj jave të bëhet me skuadër të re, pasi largimi i tij nga Beshiktashti duket i pashmangshëm.

Duke parë situatën e krijuar dhe kritikat e fundit ndaj tij, Rashica është pajtuar të largohet nga skuadra turke, e cila për kartonin e tij po kërkon të paktën 10 milionë euro.

Mësohet se ka zhvillime të rëndësishme në lidhje me largimin e Rashicës nga Beshiktashi, pasi sulmuesi i krahut tashmë ka marrë leje nga klubi për të negociuar dhe shqyrtuar ofertat e ekipeve tjera.

Klube nga Bundesliga e Gjermanisë dhe Serie A e Italisë, kanë shprehur interesim për 29-vjeçarin, i cili ka kontratë me Beshiktashin deri në vitin 2027.

Më herët, ishin ekipet si Borussia Monchengladbach e Genoa që në fillim të këtij afati kalimtar synonin shërbimet e tij.

Ai prej vitit 2023 është pjesë e Beshiktashit, ekip për të cilin regjistroi 83 paraqitje duke shënuar 10 gola dhe bërë 19 asistime.

Teilen: