Monday, 16. March 2026
Sport

Raya pritet t`i bëjë konkurrencë Ramsdales

GS 08/08/2023 1 Min. Lesezeit

Arsenali pritet që ta transferojë portierin e Brentford, David Raya.

Agjencia e lajmeve PA ka raportuar se njëzet e shtatë vjeçari do të transferohet për një shumë prej 30 milionë funtesh.

Spanolli pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare.

Raya do t’i bënte konkurrencë portierit kryesor, anglezit i cili ishte i pazëvendësueshëm edicionin e kaluar, Aaron Ramsdale.

Ardhja e Raya mund të nxisë largimin drejt Nottingham Forest të portierit të Shteteve të Bashkuara, Matt Turner.

Teilen: