Tuesday, 8. September 2026
Sport

Real – Inter, derbi i Ligës së Kampionëve

GS 08/09/2026 2 Min. Lesezeit

Pritjes i erdhi fundit, pasi sonte nis faza e ligës të Ligës së Kampionëve për sezonin 2026/27, me gjashtë ndeshje që do të zhvillohen.

Dhe, menjëherë nata e parë e Championsit sjellë disa përballje që premtojnë spektaktël të vërtetë.

Megjithatë, vëmendja do të jetë në stadiumin “Santiago Bernabeu” ku prej orës 21:00 Real Madridi do të përballet me skuadrën e Interit.

Në fakt, kjo ndeshje është edhe derbi i mbrëmjes në Champions, duke pasur parasysh se do të jetë një përballje gjigantësh apo skuadrave që synojnë fitore në start të garës më elitare të Evropës.

Në krye të Real Madridit është Jose Mourinho, i cili ka përball Interin, ekipin me të cilin në vitin 2010 pati fituar “tripletën” historike.

Reali këtë sezon po synon trofeun e 16-të në Championsit dhe në duelin ndaj Interit futet pas humbjes në kampionat që e pësoi nga Betisi, e cila erdhi pas dy fitoreve të parë.

Për dallim prej Interit që do të jetë i kompletuar, Reali tashmë ka tri mungesa të konfirmuara: Arda Guler, Edoardo Camavinga e Bernardo Silva që janë te pezulluar kurse Aurelien Tchouameni mbetet në dyshim shkaku i lëndimit.

Interi vjen pas tri fitoreve të para në Serie A por në Champions kërkon të reagojë pas eliminimit që e pësoi sezonin e shkuar nga Bodo/Glimti i Norvegjisë.

Gjithashtu, Interi nuk e ka mposhtur Real Madridin prej vitit 1998 kurse ka pësuar humbje në katër përballjet e fundit që kishte me ekipin spanjoll.

Prej orës 21:00, sonte luhen edhe ndeshjet: Borussia Dortmund – Villarreal, Lille – Betis e Porto Manchester City kurse prej orës 18:45 do të nisin duelet Brugge – Aston Villa dhe AEK – LASK.

Teilen: