Tuesday, 23. June 2026
Futboll

Real Madrid gjen yllin e ri të mesfushës, kushton vetëm 15 milionë euro

GS 22/06/2026 1 Min. Lesezeit

Përveç transferimit të emrave të mëdhenj, Real Madrid është gjithmonë i vëmendshëm ndaj talenteve të reja. Klubi madrilen është pranë transferimit të Caleb Yirenkyi, mesfushorit ganez që luan në Danimarkë te Nordsjælland.

20-vjeçari aktualisht i grumbulluar me Ghanën në Botëror, madje shënoi edhe golin e rëndësishëm në fitoren në shtesë 1-0 të kombëtares së tij ndaj Panamasë, konsiderohet si një mesfushor shumë premtues dhe me të ardhme të madhe. Lista e ekipeve që interesohen për të është shumë e gjatë, por më afër lojtarit duket Real Madrid.

Yirenkyi është nën kontratë me klubin danez deri në vitin 2030, por largimi i tij këtë verë duket i sigurt. Çmimi që do të paguajë Real Madrid për kartonin e tij është vetëm 15 milionë euro.

Teilen: