Tuesday, 21. July 2026
Futboll

Real Madrid i rikthehet pistës Rodri, gati të sakrifikojë këtë lojtar për kampionin e botës

GS 21/07/2026 1 Min. Lesezeit

Real Madrid jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga ideja e transferimit të Rodri, por është më i bindur se kurrë për nënshkrimin me mesfushorin spanjoll, pas paraqitjes së tij të jashtëzakonshme në Kupën e Botës 2026, ku ai me të drejtë u shpall edhe si lojtari më i mirë i kompeticionit.

Rodri duket profili ideal për mesfushën e madrilenëve dhe mbi të gjitha për sistemin që përdor Jose Mourinho. Në anën tjetër, kontrata e Rodrit me Manchester City-n skadon në qershor të vitit 2027 dhe në rast se largohet këtë verë, do të jetë për shifrën 60 milionë euro.

Për të siguruar këtë shifër, por edhe për të krijuar hapësirën e nevojshme në ekip, Real Madrid është i gatshëm të sakrifikojë Eduardo Camavinga-n. Për mesfushorin francez ka interes konkret nga disa ekipe, pro largimi i tij nga Real Madrid nuk do të jetë edhe aq i thjeshtë, duke ditur se lojtari është i vendosur për të qëndruar dhe për të respektuar kontratën, e cila skadon në qershor të vitit 2029.

Teilen: