Real Madridi ia ka vazhduar kontratën futbollistit Eduardo Camavinga.
Ekipi spanjoll ka bërë të ditur të martën se ka arritur marrëveshje me mesfushorin francez për ta rinovuar kontratën.
Camavinga do të jetë pjesë e Real Madridit deri në verën e vitit 2029.
20-vjeçari këtë edicion ka 15 paraqitje dhe 1 asistim në të gjitha garat për Realin, ekip të cilit iu bashkua në verën e vitit 2021 nga Rennesi i Francës.
Camavinga bëhet futbollisti i tretë që ka vazhduar bashkëpunimin me Realin brenda një periudhe të shkurtër.
Para tij, kontratat me klubin madrilen, i kanë vazhduar edhe brazilianët Vinicius Junior e Rodrygo.