Drama e Champions vazhdon sonte, katër përballje që pritet të dhurojnë spektakël
Emocionet e Champions League vazhdojnë edhe natën e sotme.
Katër ndeshje tjera të 1/8-së finales, pritet të dhurojnë spektakël mes skuadrave më të mira të këtij sezoni.
Padyshim se vëmendja kryesore do të jetë te ndeshja ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Cityt, dy nga skuadrat favorite për të fituar trofeun e Champions, që përballen në ”Santiago Bernabue”, duke filluar nga ora 21:00.
Një tjetër ndeshje e zjarrtë do të jetë mes kampionit në fuqi, PSG-së dhe kampionit të Kupës së Botës për klube, Chelseas, përballje e cila nis në ora 21:00.
Nga ora 18:45, Bayern Leverkusen do të jetë nikoqire e Arsenalit derisa ndeshja tjetër e kësaj mbrëmjeje zhvillohet mes Bodo/Glimt dhe Sporting Lisbonës, nga ora 21:00.