Real Madridi ka mohuar se kanë filluar negociatat për transferim e mundshëm të yllit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.
Mbappe mund të largohet me parametra zero nga “Parc des Princes” në fund të sezonit, por Real Madridi nuk ka të drejtë të negociojë zyrtarisht me të deri në janar të 2024-ës, shkruan lajmi.net.
Real Madrid ka vendosur të mohoj raportimin për fillimin e negociatave.
“Duke pasur parasysh informacionet e lëshuara dhe të publikuara së fundmi nga media të ndryshme, në të cilat spekulohet për negociata të supozuara mes lojtarit Kylian Mbappé dhe klubit tonë, Real Madrid C.F dëshiron të deklarojë se ky informacion është kategorikisht i rremë dhe se negociata të tilla nuk janë zhvilluar me një lojtar që i përket PSG-së”, thuhej në komunikatën e lëshuar nga klubi madrilen.
Comunicado Oficial.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) November 4, 2023
Kujtojmë që Real Madridi është lidhur gjithmonë me një transferim të mundshëm të Mbappes që nga viti 2017 kur në atë kohë luante për Monacon.
Madje, ka qenë vet lojtari ai i cili kishte pranuar haptasi se ëndrra e tij mbetet që një ditë të vesh fanellën e bardhë të madrilenëve. /Lajmi.net/