Saturday, 10. October 2026
Futboll

Real Madrid vuan shumë ndaj Villarreal, “skuqet” Vinicius Junior (video)

GS 10/10/2026 1 Min. Lesezeit

Real Madrid është rikthyer te fitorja në La Liga, pasi mundi në “Santiago Bernabeu” 1-0 Villarrealin, në sfidën e vlefshme për javën e tetë.

Rasti i vetëm i rrezikshëm i pjesës së parë ishte në minutën e 7-të, kur Kylian Mbappe goditi shtyllën. Pjesa e parë u mbyll 0-0.

Sfida u zhbllokua në minutën e 62-të, me Yan Diomande, i cili gjeti golin e parë me fanellën e Real Madridit, pas asistit të Federico Valverde.

Në minutën e 71-të, Vinicius Junior i futur si zëvendësues në pjesën e dytë, gjen golin, pas një asisti fantastike të Jude Bellingham. Megjithatë, goli anullohet nga VAR, për një faull të brazilianit ndaj kundërshtarit gjatë aksionit. Nga pamjet shihet qartë, që Vinicius Junior e ka kapur prej flokësh kundërshtarin. Arbitri anullon golin dhe ndëshkon me karton të kuq sulmuesin brazilian.

Real Madrid fiton 1-0 dhe renditet në vendin e tretë me 18 pikë, 6 pikë më pak se kryesuesit e Barcelonës.

SHIKOGOLAT

Teilen: