Real Madridi e ka fituar titullin e kampionit në Euroligën e basketbollit.
“Mbretërit” triumfuan 78:79 kundër Olympiacosit në palestrën “Zalgirio Arena” të Lituanisë, shkruan lajmi.net.
Los Blancos triumfuan në sekondat e fundit falë një dypikëshi të Sergio Llull.
🎆🏆 #CHAMP11ONS 🏆🎆 pic.twitter.com/sX3NnNyc8v
— Real Madrid Basket (@RMBaloncesto) May 21, 2023
Më të dalluarit në fitoren e Real Madridit ishin Sergio Rodriguez me 15 pikë dhe Walter Taveres me 13 të tilla.
Ky është trofeu numër 11 i Real Madridit në historinë e klubit të basketbollit./Lajmi.net/