Monday, 7. September 2026
Sport

Real Madridi me mungesa ndaj Interit

GS 07/09/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Real Madridit do të ketë mungesa të rëndësishme në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së ligës të Ligës së Kampionëve.

Faza e ligës e Championsit, nis të martën kurse Real Madridi në xhiron e parë do të përballet me skuadrën e Interit.

Kjo ndeshje luhet të martën mbrëma në  “Santiago Bernabeu” kurse Real Madridi, tashmë i ka tri mungesa të konfirmuara dhe atë në repartin e mesfushës.

Aurelien Tchouameni, Edoardo Camavinga dhe Bernardo Silva nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Jose Mourinho për duelin ndaj Interit shkak i pezullimit.

Të tre futbollistët do ta humbin këtë ndeshje për shkak të sanksioneve disiplinore të sezonit të shkuar, të cilat janë bartur në sezonin e ri.

Po ashtu, në dyshim të Real Madridi për këtë përballje mbetet edhe francezi Aurelien Tchouameni për shkak të një lëndimi.

Teilen: