Monday, 11. May 2026
Sport

Real Madridi pret blerës për Rodrygon

GS 25/06/2025 1 Min. Lesezeit

Futbollisti nga Brazili, Rodrygo përfundimisht do të largohet nga skuadra e Real Madridit këtë verë.

Trajneri Xabi Alonso nuk llogarit në shërbimet e tij, ndërsa klubi e ka nxjerrë në shitje dhe tashmë i ka caktuar çmimin.

Për ta lënë të lirë, Reali po kërkon 110 milionë euro por klubi spanjoll është i gatshëm ta shesë edhe për 80 milionë euro, nëse merr një ofertë të tillë.

Rodrygo po pëlqehet shumë në Premier League, ku skuadra e Arsenalit po insiston në transferimin e tij.

Krahas Arsenalit, interesim për sulmuesin e krahut, kanë shprehur edhe Chelsea e Manchester Unitedi.

24-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2028 me Realin, ekip për të cilin shënoi 14 gola dhe asistoi 11 herë sezonin e shkuar.

Teilen: