• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reali mund ta marrë primatin sonte në La Liga

14/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madridi do të provojë ta marrë sonte primatin në La Liga.

“Los Blancos” aktualisht gjenden në vendin e dytë, dy pikë prapa lideres Barcelona, por që e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Prandaj, të përzgjedhurit e trajnerit Carlo Ancelotti do ta kërkojnë fitoren ndaj Rayo Vallecanos në udhëtim për ta marrë, të paktën përkohësisht, primatin në kampionatin spanjoll.

Ky trepikësh eventual sonte do ta kalonte Realin në krye me një pikë më shumë se gjiganti katalunas, i cili do të luajë nesër mbrëma ndaj Leganes.

Reali do t’i hyjë ndeshjes së sontme me plot mungesa, përfshirë këtu edhe atë të Kylian Mbappes, i cili u lëndua në mesjavë në Ligën e Kampionëve kundër Atalantës.

Reali e ka nisur zbehtë sezonin e ri, por përfitoi nga disa gabime të njëpasnjëshme të Barcelonës për t’iu afruar asaj, e madje me mundësi edhe për ta kaluar tashmë në tabelë.

Next Post

Kumbulla titullar, Espanjoli barazon në shtëpi me Osasunën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.