Wednesday, 16. September 2026
Sport

Reali në qendër të polemikave/ Mbappé, Vinicius dhe Konaté fshehin mesazhin pro Ceuta

GS 16/09/2026 2 Min. Lesezeit

“Los Blancos” kishin përgatitur për ndeshjen me Elche një fanellë në mbështetje të qytetit Ceuta, që po kalon një krizë komplekse migracioni. Disa lojtarë vendosë ta mos e ekspozojnë.

Një gol në minutën e 91-të i ka dhënë fitoren Real Madrid-it ndaj Elche, duke kapur në krye të klasifikimit Barcelona-n, por gjatë mbrëmjes madrilenët u kritikuan për sjelljen në fushë dhe një zgjedhje shumë të diskutueshme jashtë saj.

Skuadra të ndryshme të La Liga dhe Segunda po mbështesin Ceuta-n, klubin e B-së spanjolle të qytetit pranë Afrikës, i përfshirë nga kriza sociale dhe politike, e shpërthyer për shkak të migracionit që më 1 gusht. Elche dhe Real Madrid vendosën të zbrisnin në fushë me një fanellë në mbështetje të Ceuta-s, por Mbappé, Vinicius dhe Konaté e bojkotuan iniciativën. Dy të parët e veshën t-shirt-in deri në gjysmë, kurse i treti e mbajti në dorë.

Kjo zgjedhje nuk kaloi pa u vënë re dhe menjëherë më pas pati polemika. Në Spanjë mbështetja ndaj Ceuta-s, si qytet së pari dhe pastaj si skuadër futbolli, është një çështje shumë e ndjeshme. Pak ditë më parë, trajneri i Spanjës, De la Fuente, shkoi personalisht në atë qytet.

 

Teilen: