Wednesday, 1. April 2026
Sport

Reali pa Vinicius për gati dy muaj

GS 18/11/2023 1 Min. Lesezeit

Real Madrid e ka konfirmuar lëndimin e rëndë të Vinicius Jr.

23-vjeçari duket se do të jetë jashtë fushës së gjelbër për së paku gjashtë javë, shkruan lajmi.net.

Ai u lëndua në humbjen 2:1 të Brazilit ndaj Kolumbisë.

“Pas testeve të kryera sot nga Real Madridi, Vinicius Jr është diagnostikuar me një këputje në bicepsin femoral me prekje të tendinit e kofshës në këmbën e majtë. Shërimi i tij do të monitorohet”, thuhet në njoftimin e Real Madridi.

Kjo është një goditje tjetër e madhe për madrilenët pas dëmtimit të Eduardo Camavinga, që pritet gjithashtu të mungoj deri në janar. /Lajmi.net/

Teilen: