Monday, 11. May 2026
Sport

Reali pas Alexander-Arnoldit

GS 17/07/2024 1 Min. Lesezeit

Pasi siguroi sulmuesin Kylian Mbappe, Real Madridi po synon të bëjë edhe një tjetër lëvizje të madhe këtë verë.

Bëhet e ditur se Reali ka nisur negociatat me Liverpoolin për transferimin e mbrojtësit të krahut, Trent Alexander-Arnold.


Reklamë

Reklamë

Reklamë

ADVERTISEMENT

25-vjeçari nuk e ka rinovuar kontratën me Liverpoolin që i skadon vitin tjetër, dhe Real Madridi po përpiqet ta shfrytëzoj një gjë të tillë për të siguruar shërbimet e reprezentuesit të Anglisë.

Alexander-Arnold është produkt i akademisë së Liverpoolit dhe pjesë e ekipit të parë prej vitit 2016, ndërsa në Premier League vlerësohet ndër më të mirët në pozitën e tij.

Sezonin e shkuar, Alexander-Arnold pati 3 gola e 9 asistime në të gjitha garat për Liverpoolin, ekip që kartonin e tij po e vlerëson rreth 70 milionë euro.

Teilen: