Kilië Mbape duket gjithnjë e më pranë Realit të Madridit, me yllin francez që duket se I ka dhënë fund aventurës së tij me PSG-në.

Gjithsesi, duket se “galaktikët” duhet t’I plotësojnë një kusht tjetër 25-vjeçarit, duke kryer dhe një transferim tjetër nga Parisi.
Bëhet fjalë për vëllain e vogël të Kiliës, Ithan, 17-vjeçari që aktivizohet me moshat e PSG-së.

Ithan Mbape është aktivizuar tre herë me ekipin e parë të “parizienëve”, teksa ka shkëlqyer te UEFA Youth League. Ky transferim nuk do të ndihmojë Realin vetëm që të arrijë te Kilië, por edhe duke përforcuar akademinë.
PANORAMASPORT.AL
Teilen: