Sunday, 25. January 2026
Sport

Reali vazhdon me barazime në La Liga

GS 30/11/2025 1 Min. Lesezeit

Real Madridi ka dështuar të marrë pikët e plota edhe ndaj Gironas në xhiron e 14-të të La Ligas.

Është ndeshja e tretë rresht që skuadra e Xabi Alonsos ndalet me barazim në ligë, pas barazimeve me Vallecanon dhe Elchen.

Azzedine Ounahi kaloi Gironan vendase në epërsi në minutën e 45-të. Reali u kthye në të 67-tën me penalltinë e Kylian Mbappes.

Si pasojë e tri barazimeve rresht, Reali tash mbetet një pikë prapa Barcelonës që prinë me 34 pikë.

Girona është në pozitën e 18-të me vetëm 12 pikë.

Teilen: