Friday, 11. September 2026
Sport

Refuzohet dorëheqja e trajnerit të Fenerbahçes

GS 11/09/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri i Fenerbahçes, Ismail Kartal, dha dorëheqje pasi një tifoz e goditi me shishe në kokë gjatë barazimit 1:1 me Romën në Ligën e Kampionëve, të enjten mbrëma.
Kartal e ofroi dorëheqjen gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes në Stamboll. Por më pas presidenti i klubit, Aziz Yildirim, refuzoi dorëheqjen e Kartalit, duke i ofruar atij përkrahje.
65-vjeçari Kartal tha në konferencë se po largohet për të mos u kthyer kurrë më, ndërsa shtoi se mori vendimin “për të qartësuar rrugën për klubin”.
Më pas presidenti Yildirim u tha gazetarëve se Kartal “vazhdon punën e tij”.

I pyetur nëse Kartal i ka thënë se do të qëndrojë, Yildirim është përgjigjur: “Nuk ka nevojë që ai të thotë se do të vazhdojë. Unë jam eprori i tij. I kam thënë të vazhdojë dhe kjo është e tëra. Ne jemi familje”.

Fenerbahçe ka njoftuar se është identifikuar personi që hodhi shishen në drejtim të trajnerit dhe se atij i është ndaluar hyrja në stadium.

Yildirim ka folur për presionin e madh ndaj trajnerit dhe skuadrës, me gjithë arritjen e synimit të parë për kthim në Ligën e Kampionëve.

Vedat Muriqi është prej lojtarëve kryesorë të Fenerbahçes. Ai e udhëhoqi sulmin e skuadrës të enjten ndaj Romës. Luajti deri në minutën e 72-të. Madje kishte rast të artë në pjesën e dytë për të shënuar për 2:1 në të mirë të skuadrës turke. Por gjuajtjen e tij e ndali portieri i Romës.

 

Teilen: