• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reijnders në dashuri me Milanin: Dua të qëndroj gjatë këtu, jam i lumtur

04/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tijjani Reijnders është një nga goditjet më të mira të Milanit, së paku kështu thonë statistikat e tij dhe paraqitja në fushë në këto tre sfidat e para në Serie A.

Mesfushori holandez iu bashkua “Rossonerëve” nga AZ Alkmaar dhe menjëherë ka zënë vend në formacionin bazë të trajnerit Stefano Pioli.

25-vjeçari ka folur nga grumbullimi me Kombëtaren holandeze duke thënë se është i lumtur që është pjesë e Milanit dhe se dëshiron të qëndroj gjatë te kjo skuadër.

“Jam në një nga klubet më të mëdha në botë. E shoh veten duke luajtur këtu edhe për disa vite të tjera”, tha mesfushori holandez.

“Kur jam në palestër, shoh ‘Hall of Fame’. Aty shoh Gullit dhe Van Basten me Topat e Artë. Këtu te Milan janë shumë të lumtur me lojtarët holandezë. Më quajnë ‘Power Reijnders’, nga ‘Power Rangers’. Ata shpikin gjithçka.

Edhe pse sezoni sapo ka filluar, ne jemi në rrugën e duhur. Unë me të vërtetë dua të fitoj titullin. Nuk kam fituar asnjë çmim në jetën time dhe dua që titulli të jetë i pari për mua në këtë klub të bukur”, deklaroi mesfushori holandez./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Pranimi i ftesës së Shqipërisë nga Muja, ky është reagimi i FFK-së

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.