Direkt nga grumbullimi stërvitor i kombëtares së tij, mesfushori i Milanit, Tizhani Reijnders është intervistuar nga portali i njohur holandez i lajmeve “rtlnieuws.nl”. Në këtë bisedë u prekën shumë tema, që nga marrëdhënia me shokët e skuadrës, veçanërisht Zhirunë, deri te ndjesitë e sezonit të tij të parë me kuqezinjtë.
Si ndiheni në këtë sezon të parë si kuqezi?
Jam shumë i kënaqur me ecurinë time. Arrita të luaja shumë ndeshje,. Në grup ka shumë lojtarë të talentuar në mes, kështu që ka shumë konkurrencë. Me cilësitë që kemi mund të jemi të gjithë titullarë, kështu që është e vështirë për trajnerin të zgjedhë.
Cili është kolegu me të cilin keni raportet më të mira?
Unë shkoj shumë mirë me të gjithë, por me Zhirunë ka diçka speciale. Bëjmë shpesh shaka me njëri-tjetrin. Nuk flas ende italisht dhe kjo e pengon pak komunikimin tim megjithatë, kam pranuar mirë nga grupi që në ditën time të parë.
Mendoni se mund të kishit shënuar më shumë?
Jam i bindur. Ndoshta më ka munguar fati sepse goditje kam bërë gjithmonë. Ndonjëherë stërvitem edhe në goditjen e dënimit, por skuadra ka shumë specialistë dhe secili dëshiron të jetë sa më i dobishëm. Sigurisht, për rolin që kam, duhej të kisha shënuar më tepër. Uroj të përmirësoj këtë statistikë deri në fund të sezonit.
Çfarë objektivash keni për këtë fundsezoni?
Nuk mendoj se fitimi i kampionatit është i mundur. Interi ka bërë një punë të mirë dhe meriton renditjen që ka. Por ne jemi ende të dytët dhe jemi ende në garë në Ligën e Europës, një trofe që Milani nuk e ka fituar kurrë, pavarësisht historisë së lavdishme që ka në Europë.
Si ndiheni në kombëtare?
Shumë krenar. Në gjashtë ndeshjet e mia në kombëtare, kam luajtur vetëm një herë së dy ndeshje me të njëjtin partner (De Jong, i cili tani për fat të keq nuk është i pranishëm për shkak të lëndimit). Por unë mendoj se ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Nuk ka nevojë të luajmë shumë shpesh bashkë sepse i dimë se cilat janë detyrat tona.
Po Europiani me Holandën, a hyn në planet tuaja?
Jemi një ndër skuadrat më të lavdishme në Europë, sigurisht që mund të zhvillojmë një turne historik.
PANORAMASPORT.AL