• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rekord pas rekordi, statistikat që tregojnë suksesin e madh të Shqipërisë me Sylvinhon

22/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri brazilian, Sylvinho shënoi sukses të madh me Kombëtaren e Shqipërisë, duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian, që mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.

Shqipëria shkëlqeu në eliminatoret për Euro 2024, duke siguruar kualifikimin në Gjermani nga pozita e parë në grup, shkruan lajmi.net.

Përveç kësaj, Shqipëria arriti edhe rekorde të tjera si Kombëtare në fazën e grupeve të kualifikimeve për Evropian.

Kuqezinjtë nën urdhrat e trajnerit Sylvinho regjistruar record pikësh në grup me pesë ekipe kundërshtare.

“Shqiponjat” përmbyllën fazën e grupeve me 15 pikë në krye të tabelës, me goldallim më të mirë se Çekia.

Katër fitore, tri barazime, një humbje – me 12 gola të realizuar dhe vetëm katër të pranuar, ishte bilanci i Kombëtares kuqezi në eliminatore.

Më tej, Shqipëria realizoi edhe 1.88 pikë për ndeshje, siç ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit në faqen zyrtare.

Shqipëria bën pjesë në vazon e dytë të shortit për fazën e grupeve në Kampionatin Evropian 2024.

Hedhja e shortit për grupet e Evropianit do të bëhet më 2 dhjetor në Hamburg të Gjermanisë./Lajmi.net/

Next Post

VIDEO/ Armando Broja “show” në stërvitje, Chelsea publikon golin e sulmuesit shqiptar gjatë seancës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.