Me dy golat e shënuar ndaj Suedisë, Kylian Mbappe i Francës ka vendosur një rekord të veçantë. Ai është lojtari që ka shënuar më së shumti gola në ndeshjet e fazës nokaut në Kampionate Botërore.
Në ndeshjet me eliminim direkt, Mbappe i ka plot nëntë gola. Ronaldo e Leonidas të Brazilit i kanë nga tetë, Just Fontaine i Francës shtatë, sa edhe Vava i Brazilit.
Mbappe ka shënuar gola edhe në dy finale të Kampionateve Botërore.
Ai është po ashtu lojtari që ka shënuar më së shpeshti më shumë se një gol në ndeshje të Botërorit.
Në plot shtatë raste, Mbappe ka shënuar më shumë se një gol. Realizoi “hat-trick” në finale të Botërorit të kaluar. Tashmë i ka 18 gola në 18 ndeshje në Botërorë. Vetëm Lionel Messi e ka një gol më shumë, por nga 29 ndeshje.