Sunday, 23. August 2026
Sport

Rekordi negativ i Manchester United me Amorim në stol

GS 23/12/2024 1 Min. Lesezeit

Humbja poshtëruese e Manchester United-it (0-3) në shtëpi ndaj Bournemouth-it ekspozoi edhe më shumë vështirësitë me të cilat Ruben Amorim do të përballet për të “ringritur” atmosferën në “Old Trafford”.

Kjo ndodhi vetëm një javë pasi skuadra e ish-trajnerit të Sporting-ut arriti një fitore epike (2-1) në derbin ndaj City-t në “Etihad”.

Deri më sot, që nga krijimi i Premier League-s në sezonin 1992/1993, asnjëherë “Djajtë e Kuq” nuk e kishin kaluar ditën e Krishtlindjes në gjysmën e poshtme të tabelës.

Kjo do të ndodhë këtë vit për herë të parë, pasi me këtë disfatë të rëndë, Manchester United zbret në një vend pothuajse të paimagjinueshëm: i 13-ti me vetëm 22 pikë.

Në “Boxing Day”, skuadra e Ruben Amorimit do të udhëtojë në “Molineux”, për t’u përballur me Wolverhampton-in, që tani drejtohet nga Vítor Pereira.

 

Teilen: